Del para gjykatës i dyshuari i dytë për sulmin në Ibër-Lepenc

I dyshuari i dytë për sulmin në kanalin e Ibër-Lepencit, me iniciale J.V., ka dalë sot para gjykatës. Atij pritet t’i caktohet masa e paraburgimit. Lidhur me arrestimin e tij, policia gjatë ditës së djeshme ka dalë me një komunikatë përmes së cilës ka treguar se gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, ka gjetur municion, […]
Brain Root / Kalbja e trurit është ‘fjala’ i vitit 2024 sipas Oxford-it

Pas mbi 37,000 votave, diskutimeve publike në mbarë botën dhe analizës së të dhënave tona gjuhësore, ne kemi emëruar fjalën ‘Brain Root’ (‘kalbjen e trurit’) si fjalën tonë të vitit për 2024. Ekspertët tanë vunë re se shprehja ‘kalbja e trurit’ fitoi rëndësi të re këtë vit si një term i përdorur për të kapur […]
Rama konsultime me prindërit për ndalimin e “Tik Tok”

“Rrjetet sociale, efekte negative te fëmijët”. Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takimin e radhës me prindërit ku në fokus ishte shqetësimi i ngritur nga rrjetet sociale që më së shumti ka prekur fëmijët. Gjatë fjalës së tij kryeministri Rama theksoi se në rrjete sociale fëmijët, nxënësit apo adoleshentët, marrin një frymëzim komplet tjetër nga ajo […]
Franca dënon “fuqishëm” sulmin terrorist në Ibër Lepenc

Ambasada e Francës e ka dënuar fuqishëm sulmin e mbrëmshëm terrorist në kanalin e Ibër Lepencit. Në reagimin e saj në platformën X, kjo ambasadë tha se ku sulm u bë ndaj infrastrukturës kritike në Kosovë duke dëmtuar një kanal uji në Zubin Potok që është qenësor për furnizimin e Kosovës me ujë dhe për […]
Kurti: Besojmë se sulmi terrorist në Ibër Lepenc vjen nga fqinji verior, Serbia

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se shpërthimi në kanalin e ujit të Ibër Lepencit beson se është kryer nga Serbia. Në një konferencë të jashtëzakonshme për media, ai ka përmendur edhe dy sulmet e fundit që ndodhën njëri më 26 dhe tjetri në 28 nëntor, njëri në stacionin policor të Zveçanit dhe tjeri në afërsi […]
Dy nga tre të arrestuarit për mbishkrimin “Kosova është Serbi”, pjesëtarë të Ushtrisë së Malit të Zi

Tre shtetas malazezë nga Nikshiqi u arrestuan të dielën në afërsi të manastirit të Deçanit për shkak se në targat e automjetit me të cilin po udhëtonin më 24 nëntor, ishte mbishkrimi “Kosova është Serbi”. Dy nga tre shtetasit malazezë që janë në paraburgim me nga një muaj në Kosovë për mbishkrimin “Kosova është Serbi” […]
Në Suhodoll të Mitrovicës gjenden mbetje mortore, dyshohet se i përkasin një viktime të luftës

Sot në Suhodoll të Mitrovicës, janë zhvarrosur mbetjet mortore të një viktimë që dyshohet se mund të jetë në listën e personave të zhdukur nga lufta e fundit në Kosovë. Kjo u bë e ditur nga Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur. Ky komision bën të ditur se këto mbetjet mortore të zhvarrosura do të […]
Historike, një kosovar zgjidhet kryetar i një komune në Gjermani

Arianit Besiri shkruan histori me fitoren e tij në zgjedhjet lokale. Besiri ka fituar në zgjedhjet për kryetar të komunës në Morbach në landin Rheinland-Pfalz. Madje ai ka arritur 60% të votave në komunën me 11 mijë banorë. “Kjo fitore shënon një precedent të rëndësishëm në historinë gjermane: një shqiptar nga #Mitrovica zgjidhet për herë […]
Kosova hap sot ambasadën në Kolumbi

Gërvalla: Sot, një hap historik në Bogotá. Kosova do ta hapë të martën ambasadën e saj në Bogota të Kolumbisë, ka njoftuar ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës, Donika Gërvalla, duke theksuar rëndësinë e këtij momenti historik për forcimin e marrëdhënieve biletarale dhe zgjerimin e pranisë diplomatike të Kosovës në vendet e […]
Dy kosovarë dyshohet se janë arrestuar nga Serbia

Ushtria serbe i ka arrestuar të premten dy persona nga Podujeva. Ata dyshohet se u arrestuan në territorin serb dhe dyshohen se ishin duke prerë dru. Ndaj dy të rinjve llapjanë, autoritetet serbe e kanë caktuar masën e ndalimit prej 30 ditësh.Llapi.info ka kontaktuar direkt me familjarët e dy të rinjve llapjanë, të cilët e […]