Lëvizja Vetëvendosje ka fituar 50.28 për qind të votave në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar sot se ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve.

Pas VV-së, e dyta radhitet  Partia Demokratike e Kosovës me 17 për qind, dhe më pas Lidhja Demokratike e Kosovës me 12.73 për qind.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 7.12 për qind.

Sipas KQZ-së pjesëmarrja në zgjedhje ishte 48,87%, apo mbi 800 mijë votues. Sipas renditjes së vendeve në parlament, Lëvizja Vetëvendosja ka siguruar 58 deputetë. Partia Demokratike e Kosovës 19 deputetë. Lidhja Demokratike e Kosovës 15 deputetë, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 8 deputetë, transmeton Koha.net.

Lista Srpska ka fituar 10 vendet e rezervuara në parlamentin e Kosovës, ndërsa 10 vende u takojnë pakicave jo serbe.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *