Zëvendësndihmës Sekretari i Shteteve të Bashkuara, Matthew Palmer është duke qëndruar për vizitë në Kosovë dhe gjatë paradites së hënë është takuar me kryetarin e LDK-së Lumir Abdixhiku.
Në njofitmin e LDK-së bëhet e ditur se gjatë takimit është diskutuar edhe për procesin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.
“Kryetari Abdixhiku e njoftoi z. Palmer për qëndrimet e LDK-së karshi situatës aktuale politike në vend si dhe qëndrimet e LDK-së për procesin e dialogut Kosovë – Serbi.”
Në njoftim bëhet e ditur se gjatë këtij takimi është diskutuar edhe për zhvillimin ekonomik dhe nevojën që SHBA-ja të ketë rol të fuqishëm në dialog, transmeton Klan Kosova.
Zëvendësndihmës Sekretari Palmer po qëndron në vizitë në Kosovë në të njëjtën kohë kur vendin po e viziton edhe Përfaqësuesi Special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak.