Në mesin e trazirave dhe protestave, gjatë ditës së fundit të muajit maj janë shënuar 18 vrasje në Chicago, duke e bërë kështu këtë ditë më vdekjeprurësen në gjashtë dekadat e fundit për qytetin amerikan.

Ka disa ditë që, sikurse në shumë qytete tjera amerikane, dhuna ka shpërthyer në këtë qytet në protestat për vdekjen e afrikano-amerikanit George Floyd në Mineapolis, derisa aty janë përfshirë edhe plaçkitësit.

Përgjatë fundjavës së fundit të muajit maj – 85 persona janë qëlluar derisa 24 kanë vdekur, sipas Laboratorit për Krime të Universitetit të Çikagos.

Shumica e viktimave janë njerëz me ngjyrë.

Në mesin e të vdekurve dhe të plagosurve përfshihen studentë, prindër, dhe punëtorë të klasës së mesme, sipas të dhënave të publikuara në të përditshmes, Chicago Sun-Times.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *