Diplomati amerikan me përvojë të madhe, Christopher Hill, është emëruar ambasador i Shteteve të Bashkuara në Serbi.
Shtëpia e Bardhë ka njoftuar se emërimin e bëri Presidenti amerikan Joe Biden, transmeton REL.
Gjatë viteve 1990-ta, Hill ishte zëvendës i negociatorit amerikan Richard Holbrook gjatë bisedimeve në Dejton për t’i dhënë fund luftës në Bosnje e Hercegovinë.
Hill gjithashtu ka qenë i dërguar i posaçëm i SHBA-së në Kosovë.
Gjatë karrierës së tij të gjatë diplomatike, Hill ishte ambasador në Poloni, në Maqedoni të Veriut, Irak dhe Kore të Jugut.