Së paku 22 lagje në kryeqytetin e Spanjës, ku banorët ende janë të izoluar për shkak të koronavirusit, do të vizitohen nga një kinema mobile.
Iniciativa ‘Cine de Balcón’ po shpërndan katër kinema të improvizuara të cilat lëvizin dhe shfaqin filma nëpër lagjet e Madridit, dersia banorët mund t’i ndjekin nga balkoni.
Shfaqja e filmit të parë u bë të hënën, në Plaza de Cristo Rey.
Zëvendës bashkiaku i Madridit, Begona Villacis, tha se kjo iniciative bashkë me kompaninë Amazon është ndërmarrë për t’u bërë banorëve më të lehtë izolimin nëpër banesat e tyre.