Ambasadorja e Kosovës në Shtetet e Bashkuara, Vlora Çitaku, ka reaguar pas kërkesës së Ministrit të Jashtëm, Glauk Konjufca, që ajo më të mos jetë në këtë post diplomatik.

Çitaku ka thënë se është vetëm Presidenti i Kosovës ai që emëron dhe shkarkon ambsadorët, por ajo gjithashtu ka shtuar se “mua më mjafton fakti tashmë i ditur botërisht, se unë jam e padëshiruar”.

“Megjithatë, besoj se e kam merituar një konsultim paraprak lidhur me propozimin në fjalë.

Si Ambasadore jam emëruar përmes çelësit politik. Këtë e kam thënë shumë herë më parë, dhe është krejt e natyrshme që Qeveria e Kosovës të kërkojë zëvendësimin tim. Mirëpo, unë nuk do të lejoj që të bëhem mish për top në betejën mes Qeverisë dhe Presidencës.

Në këtë periudhë tranzitore do të mundohem të përmbushë të gjitha detyrat me përgjegjësi, ashtu siç kam bërë çdo herë.

Shpresoj që Institucionet e Republikës së Kosovës të dakordohen shpejtë për pasuesen/pasuesin tim.” ka shkruar Çitaku ndër të tjera.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *