Isha-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku ka reaguar në lidhje me postimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Vuqiq ka publikuar në Instagram hartën e Kosovës të mbuluar me flamurin serb.
“Ky është një agresion verbal serioz dhe duhet të dënohet si i tillë”, ka thënë Çitaku.
Vuçiq postoi në Instagram foton në 17 vjetorin e trazirave të marsit në Kosovë ku mbetën të vdekur 11 shqiptarë dhe tetë serbë, derisa qindra të tjerë u lënduan.
“Serbia sot nuk është e dobët, nuk kërcënon, por nuk harron dhe nuk do të lejojë që 17 Marsi të ndodhë përsëri. Ne kujtuam dhe morëm çdo mësim në të cilin ishim humbës. Ne e dimë se çfarë ka ndodhur dhe ne e quajmë atë me emrin e saj të vërtetë – masakër”, ka shkruar Vuçiq në Instagram të mërkurën, transmeton Klan Kosova.
