Të mbyllet tema rreth hapjes së ambasadës së Kosovës në Jerusalem dhe t’i kërkohet ndihmë Izraelit për vaksinat kundër Covid-19, ka këshilluar Vlora Çitaku.

Ish-ambsadorja e Kosovës në SHBA ka reaguar kështu pas debateve që pasuan hapjen e ambasadës kosovare në qytetin e Jerusalemit.

“Kacafytjet publike mes bartësve të institucioneve tona rreth kësaj teme janë shumë të rrezikshme. Diplomacia kërkon diskrecion”, ka shkruar Çitaku në Facebook.

Ajo ka bërë thirrje që Kosova t’i kërkojë ndihmë Izraelit në sigurimin e vaksinave kundër koronavirusit.

https://www.facebook.com/vlora.citaku.1

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *