Në gjithë botën po shënohen rritje të çmimeve për shumë artikuj ushqimorë, të mallrave të ndryshme dhe pajisje elektro-shtëpiake.  

Ata që më së shumti po e pësojnë nga këto rritje të çmimeve janë familjet me të ardhura të ulëta.

Kryetari i Bankës Qendrore Amerikane Jerome Powell tha javën e kaluar se kjo rritje e çmimeve po ndodh për shkak të rihapjes së ekonomisë pas bllokimit nga pandemia.

Ai tha se ky është “një proces që do të ketë një fillim, një mes dhe një fund” dhe që do të ketë zgjidhje, por nuk ka mundur të jap një parashikim se cili do të jetë ndikimi dhe kohëzgjatja.

Të martën, çmimi standard global i naftës së papërpunuar, u rrit në 82.56 dollarë për fuçi, duke arritur një nivel që nuk ishte shënuar në tre vjet. Në të gjithë botën, çmimet për ushqimin, karburantin dhe mallrat e konsumit janë në rritje, transmeton VOA.

Në Shtetet e Bashkuara, prej periudhës së verës inflacioni ka qenë në nivelet e 3.6%, shumë më e lartë sesa niveli prej më pak se 2% që ka qenë në vitet e fundit. Çmimet e shtëpive, një element kryesor në matjen e inflacionit, po rriten ndjeshëm.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *