Sonte pas mesnate mbahet ceremonia e ndarjes së çmimeve Oscars, për të vlerësuar më të mirët në industrinë e filmit amerikan.

Por, siç është bërë traditë, gjatë kësaj dite publikohet edhe nominimet për çmimet Golden Raspberry, të njohura si çmimet Razzies, ku tregohen se kush janë filmat më të dështuar gjatë vitit të fundit.

Më së shumti nominime kërë herë morri filmi Cats, një adaptim i dramës së famshme të Broadway. Ky film është cilësuar si një katastrofë, dhe është nominuar për më të keqin në disa prej katerogive kryesore.

Më pas, filmi Rambo: Last Blood dhe A Madea Family Funderal gjithashtu janë të nominuar për filmin më të keq, duke qenë pjesë edhe e tetë nominimeve të tjera.

Pjesë e kategorisë për filmin më të keq është edhe filmi The Hauntin of Sharon Tate dhe filmi The Fanatic ku luan John Travolta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *