Që nga viti 1999, çmimi i naftës në Shtetet e Bashkuara nuk ka qenë më ulët sesa tani.

Një fuqi e West Texas Intermediate tani kushton 14.74 dollarë, duke rënë për 19.3%.

Siç raporton BBC,  rezervat e naftës po kanë probleme me naftën e mbetur pasi kërkesa ka rënë shumë për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Industria e naftës po vuan për shkak të rënies së kërkesës dhe zotimeve për të pakësuar prodhimin.

Më herët gjatë këtij muaji, vendet e Opec dhe aleatët u pajtuan që të shkurtojnë prodhimin për 10%. Kjo ishte marrëveshja më e madhe në shkurtimin e prodhimit të naftës që është bërë ndonjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *