Shkrimtari amerikan Colson Whitehead ka fituar Çmimin Pulitzer për letërsi.
Kjo është hera e dytë që autori afrikano-amerikan e fiton këtë çmim, duke u bërë vetëm shkrimtari i katërt që arrin këtë sukses.
Këtë vit, Whitehead u vlerësua për veprën The Nickel Boys, e cila tregon për abuzimin e djemve me ngjyrë në një shkollë reformuese në Florida. Në vitin 2017 ai kishte fituar çmimin për librin The Underground Railroad.
Me këtë sukses, 50 vjeçari i bashkohet shkrimtarëve William Faulkner, John Updike dhe Booth Tarkington, të cilët në të kaluarën arritën dy herë të vlerësohen me këtë çmim për verpat e tyre letrare.