Me katër muaj vonesë, qyteti Coventry në Mbretërinë e Bashkuar ka nis aktivitetet kulturore që do të zgjasin për një vit si pjesë e përzgjedhjes si qyeteti britanik i kulturës për këtë vit.

“Pas Covid-it, qyteti i kulturës është më i rëndësishëm se asnjëherë më parë,” ka thënë Chenine Bhathena, drejtoreshë kreative e qytetit të kulturës.

Gjatë ditës së shtunë është shfaqur një film i ri frymëzuar nga fjalët e George Eliot, që kishte studiuar në këtë qytet për disa vite.

Derisa gjatë një viti do të shënohet dhe festohet historia e qytetit Coventry, Bhathena thotë se dëshiron të ketë fokus se si qyteti e sheh veten në të ardhmen.

“Mendoj se në shumë qytete në Mbretërinë e Bashkuar ku ka shumë histori, njerëzit shikojnë shumë në të kaluarën, dhe kjo është mirë, por është nevoja gjithashtu të kuptohet dhe shënohet roli që qyteti do të ketë në të ardhmen e botës.”

Me hapjen zyrtare të Coventryt si Qyteti i Kulturës 2021 në Mbretërinë e Bashkuar, është lëshuar edhe videoja prezantuese për këtë festë të qytetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *