Kosova ka shënuar numërin më të ulët të rasteve pozitive me Covid-19 gjatë këtij viti.

Në raportin e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës bëhet e ditur se gjatë 24 orëve të fundit ka patur vetëm 5 raste të infektimit dhe asnjë viktimë.

“Brenda 24 orëve nuk është raportuar asnjë rast i vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet në njoftim, ku tregohet për 184 persona të shëruar.

Në total, që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë humbur jetën 2.243 persona, derisa të shëruar janë gjithsej 102.966 raste.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *