Pandemia e koronavirusit ka bërë që emetimet e dioksidit të karbonit në gjithë botën të kenë rënie për 7 për qind krahasuar me një vit më parë.
Studimi i shkencëtarëve nga Projekti Global i Karbonit ka treguar se rënia e emetimeve të dioksidit të karbonit, në nivel shtetesh, ka qenë 12 për qind në Shtetet e Bashkuara dhe 11 për qind në të gjithë Bashkimin Evropian.
Sipas tyre, kjo është rënia më e madhe vjetore e emetimeve të CO2-shit që nga Lufta e Dytë Botërore.
Sipas shkencëtarëve, rënia e përgjithshme e emetimeve ka ndodhur kryesisht për faktin se njerëzit kanë qëndruar në shtëpi dhe kanë udhëtuar më pak me makina dhe aeroplanë.
Megjithatë, kjo rënie është konsideruar vetëm ‘një pikë në oqean’ derisa parashihet që do të ketë kthim të nivelit të emetimit të karbonit gjatë vitit 2021 kur edhe priten lehtësime të masave ndaj pandemisë për të rimëkëmbur ekonomitë.