Gjatë një takimi informat të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, Ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiq, ka folur edhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Ai tha se fjalën përfundimtare në këtë dialog duhet ta thotë OKB-ja.
“Serbai është plotësisht e përkushtuar për të gjetur një zgjidhje kompromisi për çështjen e Kosovës, dhe që për procesin e dialogut me Kosovën, fjalën finale duhet ta thonë Kombet e Bashkuara dhe Këshilli i Sigurimit”, tha Daçiq, transmeton Gazeta Express.
Ditë më parë, edhe Presidenti serb Aleksandar Vuçiq u shpreh rreth dialogut, derisa tha se nuk do të jetë ai president serb që do ta nënshkruaj një njohje të Kosovës.