Dyshja e famshme franceze e muzikës elektronike, Daft Punk, i kanë dhënë fund karierës 28 vjeçare.

Lajmi u bë i ditur përmes një video tetë minutëshe me emrin “Epilogue”, nxjerrë nga filmi i tyre Electroma.

Portali Pitchfork ka kontaktuar publicistin e bendit Kathryn Fraizer i cili e ka konfirmuar shuarjen e Daft Punk por nuk ka dhënë arsyet që kanë çuar te ky vendim.

Daft Punk u formua në vitin 1993 nga Thomas Bangalter dhe Guy-Manuel de Homem-Christo. Ata cilësohen si definuesit e stilit të ri të muzikës house në Francë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *