Deri në fund të kësaj jave pritet të përfundoj rinumërimi i 494 vendvotimeve nga zgjedhjet e fundit në Kosovë, ka thënë Kryetarja e KQZ-së Valdete Daka.

Ajo gjithashtu ka thënë se deri në fund të javës pritet të nis edhe numërimi i votave me kusht dhe atyre nga diaspora.

“Së shpejti, nëse nuk ka ndonjë çështje e cila mund të na dalë rrugës do të mund edhe t’i shpallim rezultatet përfundimtare, që i hap pastaj rrugë dhe certifikimit të rezultateve,” ka thënë Daka për Euronews Albania.

Kryetarja e KQZ-së  tregoi se nga dikush në Prokurorinë Speciale të Kosovës është bërë një kallzim penal për hetimin e disa votave dhe mbi bazën e atij kallëzimi Prokuroria është duke zhvilluar hetimet, për të cilat momentalisht, Daka nuk mund të jepte asnjë informatë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *