Më së shumti votues që votuan në zgjedhjet lokale të së dielës u shënua në komunat në veri të Kosovës.

Në Zveçan kanë votuar rreth 84 për qind të numrit të përgjithshëm të qytetarëve me të drejtë vote, gjegjësisht, 5,773 persona kanë shfrytëzuar të drejtën e votimit nga 6,879 sa janë të regjistruar me të drejtë vote.

Në vendin e dytë, për nga pjesëmarrja në votime është Leposaviqi, me 74 për qind të votuesve apo mbi 8,500 prej 12,707 personave me të drejtë vote, transmeton Radio Evropa e Lirë.

Pjesëmarrje e lartë në votim është shënuar edhe në komunat tjera me shumicë serbe në Kosovë, sikurse Mitrovica e Veriut me 67 për qind, Novobërda me 60 për qind, Zubin Potoku me 64 për qind dhe Shtërpca me 57 për qind.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *