Pas shqetësimeve për efektet anësore, Danimarka e ka ndaluar tërësisht përdorimin e vaksinës kundër koronavirusit të prodhuar nga AstraZeneca-Oxford.

Autoritetet shëndetësore kanë thënë se në bazë të studimeve, një në 40.000 njerëz është prekur nga mpiksja e gjakut. Ky është një rezultat më i lartë sesa ishte pritur, transmeton REL.

Danimarka bëhet vendi i parë evropian që e ndalon plotësisht përdorimin e kësaj vaksine. Programi i imunizimit të këtij vendi pritet të vonohet për disa javë.

AstraZeneca por edhe kompania Johnson & Johnson kanë thënë se efektet anësore të mpiksjes së gjakut janë jashtëzakonisht të rralla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *