Danimarka bëhet vendi i parë në Evropë që fillon rihapjen e shkollave prej që ato u mbyllun një muaj më parë për shkak të koronavirusit.
Siç njofton TheLocal, prej sot (e mërkurë) ka nisur rihapja e disa shkollave dhe çerdheve. Kjo fillimisht po ndodh në disa pjesë të kryeqytetit Kopenhagen dhe në disa komuna të tjera, derisa një pjesë tjetër mbesin të mbyllura pasi kanë kërkuar më shumë kohë.
“Jam shumë e impresionuar,” është shprehur Kryeministrja daneze Mette Frederiksen. “Fëmijët janë shumë të lumtur t’i takojnë shokët përsëri.”