Shtetet e Bashkuara besojnë se ngritja e akuzave e njoftuar nga Prokurori i Specializuar është një hap përpara për procesin e realizimit të drejtësisë dhe ripajtimit në Ballkanin Perëndimor, ka thënë për Zërin e Amerikës një zëdhënës i Departamentit të Shtetit.

Në kushte anonimiteti, ai i ka bërë këto komente pas akuzave për krime lufte të ngritura ndaj presidentit të Kosovës Hashim Thaçi dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës Kadri Veseli.

“Njoftimi është esencial për avancimin e shtetit ligjor dhe drejtësisë për viktimat në Kosovë, si dhe për vendin, që të kapërcejë këtë periudhë të tmerrshme dhe të bashkohet me komunitetin euro-atlantik”, ka thënë zëdhënësi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *