Një konflikt i ri kërcënon të nisë në Ballkan dhe kjo do të kishte pasoja të mëdha për gjithë kontinentin e Evropës, paralajmëron një shkrim i publikuar nga revista gjermane Der Spiegel.

Shkrimi i bënë një analizë situatës aktuale nëpër vendet ballkanike, duke theksuar veprimet e fundit të liderit të serbëve në Bosnje e Hercegovinë.

“Ai mban lidhje të ngushta me Vladimir Putinin,” thuhet në shkrimin e revistës gjermane e cila tutje njofton se “Millorad Dodik solli në zyrën e tij në presidencën e Bosnjës në Sarajevë një fizarmonicist, i cili këndoi këngë folklorike serbe, kuptohet me tone nacionaliste”.

“Dodik ka paralajmëruar se do të bllokojë kazermat e armatës së përbashkët të Bosnjës, do të dëbojë prokurorët dhe gjykatësit e shtetit të përbashkët, do të marrë kompetencat për mbledhjen e tatimeve,” shkruan Der Spiegel, transmeton Gazeta Express.

Në shkrim kritikohet ashpër Bashkimi Europian, ku thuhet se BE në rajon nuk bën asgjë, nuk ka plan, nuk ka as politikë.

“Rajoni nuk është para shpërthimit të luftës, por ngjarjet janë kërcënuese,” theksohet në shkrim.

“Fakti që BE nuk po i ofron kurrfarë perspektive vendeve të Ballkanit, ndikon në acarimin e këtyre ditëve.

Dhe së dyti: pasojat për pjesën tjetër të Europës as që mund të merren me mend nëse atje sërish do të ketë përballje të armatosura. Kjo s’mund të përjashtohet,” paralajmëron Der Spiegel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *