Mbretëria e Bashkuar do të lehtësoj masat kundër Covid-19, duke mundësuar rihapjen e dyqaneve dhe bizneseve.

Nga e hëna e 12 prillit, kafiteritë dhe restaurantet do të hapen për shërbim në ambient të hapur, derisa do të hapen edhe dyqanet, palestrat dhe parukeritë.

Duke folur për rihapjen, Kryeministri britanik Boris Johnson tha se qeveria është shpresuese që edhe udhëtimet ndërkombëtare do të rikthehen në fazën tjetër të lehtësimit më 17 maj.

Zyrtarët britanikë planifikojnë të përdorin një sistem që do të kategorizojë shtetet në bazë të rrezikut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *