Gjatë ditës së hënë është paraqitur dëshmitari i parë në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë në gjykimin ndaj ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Salih Mustafa.

Gjatë seancës, dëshmitari të cilit i është fshehur identiteti për shkak të sigurisë, tha se i akuzuari Mustafa ka qenë personi që i ka drejtuar revolen në kokë.

“Kur ma ka vendosur në kokë revolën ia ka tërhequr këmbëzën por nuk ka shkrepur”, ka thënë ai.

“Kam pasur dëshirë që të më vrisnin. Në ato momente si kam qenë, kam pasur dëshirë që të më vrisnin”, ka thënë dëshmitari.

Prokurori Cezary Michalczuk, ka qenë i pari që ka nisur t’i shtrojë pyetje dëshmitarit, i cili ka thënë se dy persona e kanë ndaluar në rrugë, të cilët kanë qenë të veshur me uniforma, të cilët sipas tij kanë qenë “lara-lara” “sikur ato që ka mbajtur UÇK-ja”.

Siç transmeton RTK, dëshimtari ka thënë se dy personat që e kanë ndaluar, bashkë me dy persona në makinë, të gjithë me uniforma, e kanë çuar atë në Zllash.

Më kanë marrë dy persona, më kanë çuar në dhomën ku kam qëndruar, më kanë shqelmuar dhe nuk kam parë asgjë. Pastaj erdhën të tjerë, dhe rreth një orë kam qëndruar ashtu, më kanë marrë dhe më kanë dërguar në një vend tjetër, jashtë, ka qenë ftohtë, dhe më kanë rrahur”, ka thënë dëshmitari.

Aktakuza kundër Mustafës për ndalim arbitrar, trajtim mizor, torturë dhe vrasje të paligjshme është konfirmuar në qershor të vitit të kaluar.

Pretendohet se krimet janë kryer në kompleksin e ndalimit në Zllash në Kosovë, në prill të vitit 1999.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *