Së paku 41 persona kanë humbur jetën pas shpërthimit të zjarrit në një kishë në Egjipt.

Është raportuar se dhjetra të tjerë janë lënduar, derisa shumë nga viktimat kanë humbur jetën nga shtypja e turmës duke u munduar të largohen nga hapësirat e kishës.

Në momentin e defektit elektrik që shkaktoi zjarrin mendohet se në kishë kanë qenë rreth 5,000 besimtarë për të shënuar meshën e së dielës në kishën Coptic Abu Sifin.

Zjarri është vënë nën kontroll, derisa zyrtarisht shkaku i shpërthimit të zjarrit ende nuk dihet.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *