Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk mund të vazhdoj ashtu si është zhvilluar në të kaluarën, ka thënë kryeparlamentari i Kosovës, Glauk Konjufca.

“Mendoj që dialogu duhet të gjykohet prej asaj që ka ndodhë me 14 shkurt, rezultatit të zgjedhjeve”, ka thënë Konjufca për gazetarët, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit.

“Ky opsion që i ka fituar zgjedhjet, ka fituar me shpjegimin dhe konceptin që dialogu i deritashëm ka qenë i formës së gabuar”, tha Konjufca, transmeton Express.

Duke folur për takimin që pritet të zhvillohet nesër në Bruksel, ndërmjet Kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe atij të Serbisë Aleksandar Vuçiq, Konjufca tha se Kurti do të përfaqësoj atë për çka kanë votuar qytetarët e Kosovës më 14 shkurt.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *