Nuk dihet se kur do të mbahet takimi i radhës në nivelin më të lartë politik mes Kosovës dhe Serbisë, madje nuk parashihet që një takim i tillë të ndodh së shpejti.  

Nga Bashkimi Evropian kërkohet që të ketë gatishmëri te palët për të arritur dakordim për rezultate konkrete para se të zhvillohet takimi i radhës.

“E kemi bërë shumë të qartë, pas dy takimeve këtë vit, që parakusht për takimin e radhës duhet të jetë gatishmëria e të dyja palëve që të dakordohen rreth rezultateve konkrete për të mirën e qytetarëve të tyre. Kontaktet e fundit të Përfaqësuesit të Lartë të BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri (Josep Borrell) dhe diplomacia e Përfaqësuesit të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak treguan që aktualisht nuk ka gatishmëri”, ka thënë Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, transmeton REL.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti deri tani është takuar dy herë me Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq në kuadër të dialogut të ndërmjetësuar në Bruksel.

Ndërkohë, në fund të muajit nëntor, i dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak vizitoi Prishtinën dhe Beogradin në tentim për të organizuar një takim të ri në nivelin më të lartë.

Sipas burimeve të REL, nga këto dy vizita Lajçak është kthyer në Bruksel krejtësisht i dekurajuar.

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *