Do të ketë shumë presion ndaj Albin Kurtit që të largoj parakushtet për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, thotë profesori Richard Caplan.

“Mendoj se ka presion në (kryeministrin e Kosovës, Albin) Kurtin dhe në Serbinë që të rifillojnë negociatat”, ka thënë për REL, profesori i Marrëdhënieve Ndërkombëtare në Universitetin e Oksfordit.

Caplan thotë se “parimet” e Kurtit në fakt janë “parakushte”. Ai thotë se këto parakushte nuk do të plotësohen nga ana e Serbisë.

“Ky vend nuk do të pranojë Kosovën si shtet të pavarur, ashtu siç ka kërkuar Kurti”, thotë Caplan.

Ai ka përmendur rastet ku negociatat kanë zgjatur me dekada, siç është rasti mes palestinezëve dhe izraelitëve.

“Nuk mund të përjashtohet mundësia që edhe ky dialog (Kosovë-Serbi) të zgjasë pafundësisht në të ardhmen. Megjithatë, mendoj se dallimi në këtë rast është se do të ketë shumë presion ndaj palëve që të shënojnë përparim. Një aspekt për të cilin të gjithë shpresojnë se mund të bëjë dallimin është anëtarësimi i Serbisë në Bashkimin Evropian, dhe kushti ndaj saj që të normalizojë marrëdhënien me Kosovën. Kjo mund të ishte një pikë kthese. Por, për momentin kur shikoj të ardhmen, nuk jam shumë optimist.”

Lexo më shumë këtu

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *