Dialogu mes Serbisë dhe Kosovës nuk përmendet në programin qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje të paraqitur gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet që do të mbahen këtë të dielë.
Bashkimi Evropian ka paralajmëruar se dialogu do të vazhdoj pasi në Kosovë të zgjedhet qeveria e re.
Nga disa sondazhe të publikuara deri më tani, Lëvizja Vetëvendosje pritet të jetë fituese e zgjedhjeve të 14 shkurtit. Në programin qeverisës prej 52 faqesh, kjo parti nuk përmend askund bisedimet me shtetin serb, transmeton Koha.net.
Planet për dialogun partitë politike, sipas analistit Visar Ymeri, nuk janë duke i bërë të ditura, shkaku i frikës së humbjes së votuesve.
Ndryshe nga VV, partitë tjera të mëdha në Kosovë e kanë të përfshirë çështjen e dialogut në programin e tyre qeverisës në rast se do të qeverisin pas zgjedhjeve që do të mbahen ditën e dielë.
Lexo më shumë këtu