Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë do të rifilloj para përfundimit të muajit qershor, ka thënë Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian Josep Borrell.

”Dialogu do të rifillojë para fundit të qershorit siç kemi rënë dakord me kryeministrin Kurti”, ka thënë Borrell në një konferencë për media, transmeton Klan Kosova.

Gjatë paraqitjes së tij të hënën pas takimit të ministrave të jashtëm të BE-së, Borrell ka theksuar se dialogu do të rifilloj para pushimeve verore.

Ndërkohë, në një postim të tij në Twitter njoftoi se gjatë takimit të ministrave është rikonfirmuar perspektiva evropiane e vendeve të Ballkanit.

“Ballkani Perëndimor është i një rëndësie kyçe gjeostrategjike për Bashkimin Evropian”, ka shkruar Borrell.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *