I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se të hënën vazhdojnë bisedimet në Bruksel në mes të përfaqësuesve të dy vendeve.
Duke shkruar në Twitter, diploamti evropian ka njoftuar se në takimin e radhës nuk do të jetë në rend dite tema e Asociacionit dhe Komuniteteve pasi “njëra palë ende nuk është e gatshme ta diskutojë”.
Më tutje, Lajçak ka shtuar se “kjo duhet të adresohet si pjesë e Marrëveshjes Gjithëpërfshirëse ashtu si është pajtuar në takimet e liderëve”.