Dialogu mes Kosovës dhe Serbisë drejtohet nga dy palët e përfshira në te dhe jo nga Bashkimi Evropian apo Shtetet e Bashkuara, ka thënë Zëvendësndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Matthew Palmer.

“Nuk është në dorën e SHBA-së që të identifikojë se cilat do të duhej të ishin kompromiset e nevojshme, parametrat e negociatave. Kjo nuk është as punë e mikut tim Lajçak. Kjo u takon palëve”, ka thënë Palmer të martën në Prishtinë.

Në konferencën e përbashkët me të dërguarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, zyrtari amerikan tha se janë të dy vendet ato që e drejtojnë dialogun.

“Dialogu lehtësohet nga BE-ja dhe mbështetet nga SHBA-ja. Prandaj, u takon palëve të formësojnë dhe të pajtohen për parametrat e dialogut dhe të ndihmojnë që procesi të ecë përpara”, tha Palmer, transmeton REL.

Ndërkohë, Lajçak tha se takimet që realizoi gjatë ditës së djeshme në Prishtinë ishin të dobishme dhe ndihmojnë në përgatitje të takimit në Bruksel.

Lexo më shumë këtu   

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *