Kryetari i Lidhjes Social Demokrate, Dimitar Kovaçevski është mandatuar për të qenë kryeministri i ardhshëm i Maqedonisë së Veriut.

Pas mandatimit nga presidenti i vendit, Kovaçevski tha se “qeveria e re do të ketë qëllim të qartë, të ofrojë siguri, jetë më të mirë dhe të ardhme më të ndritur për qytetarët”.

“Duhet të gjithë të angazhohemi për ndërtimin e institucioneve të pavarura dhe shoqëri të drejtë nëse duam të na besojnë ata të cilëve u shërbejmë”, është shprehur Kovaçevski, transmeton AlsatM.

Qeveria e re do të përbëhet nga LSDM-ja, Bashkimi Demokratik për Integrim, Alternativa dhe Partia Demokratike Shqiptare.

Kryetari i LSDM-së do të ketë 20 ditë afat që të dorëzojë për miratim në Kuvend përbërjen e re të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut.

Dimitar Kovaçevski në postin e kryeministrit pason Zoran Zaev, i cili dha dorëheqje nga posti i kryeministrit dhe i kryetarit të LSDM-së për shkak të humbjes në zgjedhjet lokale, që u mbajtën më 31 tetor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *