Qeveria në Danimarkë ka bërë të ditur se nga 1 shkurti në vend më nuk do të ketë masa kufizuese në mbrojtje kundër përhapjes së koronavirusit.

Ngjashëm me shtetin danez, vende të tjera evropiane kanë filluar dhe paralajmëruar lehtësimin e masave.

Nga e premtja qytetarët në Barcelonë filluan të hyjnë brenda restoranteve, bareve dhe palestrave pa pasur nevojë për një certifikatë COVID, transmeton EuronewsAlbania.

Spanja tani koronavirusin e konsideron si një virus normal, por nuk do të mungojnë këshillat për hixhienën dhe distancën në vende pune.

Edhe Mbretëria e Bashkuar ka parlajmëruar largimin e masave të Planit B, ku më nuk do të jenë të obligueshme mbajta e maskave në ambiente publike dhe pasaportat Covid.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *