Xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, ka fituar medalje të artë në garën “Grand Prix” që po zhvillohet në Portugali.

Krasniqi mposhti në finale garuesen kroate, Ana Viktorija Puljiz.

Federata e Xhudos njoftoi të premten se Krasniqi në raundin e parë ishte e lirë, në raundin e dytë mposhti me Wazaari dhe tri denime për Ippon francezen, Leonie Gonzalez.

Distria në çerekfinale mposhti me 3 denime për Ippon spanjollen, Ariane Toro Soler.

Në gjysëmfinale ajo mposhti me Ippon nikoqiren, portugezen Joana Diogo.

Krasniqi në finale mposhti poashtu me Ippon garuesen nga Kroacia, Ana Viktorija Puljiz.

Vitin e kaluar Krasniqi kishte fituar medalje të artë në Lojërat Olimpike, që u zhvilluan në Tokio të Japonisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *