Sot shënohet Dita Botërore e AIDS, ku përmes aktiviteteve bëhet njoftimi i qytetarëve rreth rrezikut të infektimit me HIV dhe që shkakton më pas çrregullime në sistemin imunitar të njohura si AIDS.

Të dhënat e fundit lëshuar nga institucionet evropiane tregojnë se në vendet e Bashkimit Evropian diagnostifikimi me AIDS ka rënë për 9% që nga viti 2010.

Megjithatë, sipas Qendrës Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollimin e Sëmundjeve (ECDC) është në rritje numri i rasteve të padiagnostifikuara me HIV.

Një evropiani mesatar të infketuar me HIV mund t’i ndodh deri në tre vite për t’u diagnostifikuar, transmeton Euronews.

Shumica e rasteve të reja po ndodhin në vendet e Evropës Lindore, sidomos në Rusi dhe Ukrainë.

“Shumë njerëz [në regjion] po disgnostifikohen me vonesë (53%), duke rritur kështu rrezikun për jetën, vdekjen dhe për transmetim të HIV,” thuhet në njoftimin e ECDC.

“Numri i madh i diagnostifikimeve me AIDS në Lindje e konfirmon se diagnostifikimet me vonesë të HIV mbesin një sfidë e madhe.”

Afër 137,000 njerëz u diagnostifikuan me virusin HIV në Evropë gjatë vitit 2019.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *