Liderët evropianë po shënojnë sot 75 vjetorin e Ditës së Fitores, derisa pjesa më e madhe e kontinentit mbetet nën masat e izolimit për shkak të koronavirusit.

Më 8 maj të vitit 1945, Aleatët zyrtarisht pranuan dorëzimin e pakusht të Gjermanisë Naziste, pas pothuajse gjashtë vite luftime.

Mbretëria e Bashkuar do të mbajë heshtje për dy minuta, për të ndjekur më pas një adresim të Mbretëreshës Elizabeta II.

Ceremoni të mbyllura do të mbahen edhe nga liderë të Francës dhe Gjermanisë, ndonëse grumbullimet publike janë të ndaluara.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel do të udhëheqë një ceremoni në Memorialin e Luftës në qendër të Gjermanisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *