Sot vazhdon intervistimi i Presidentit Hashim Thaçi nga Zyra e Prokurorisë së Specializuar në Hagë.
Kjo është dita e tretë që Thaçi po qëndron atje. Në ditën e parë, pas daljes nga objekti i Speciales, ai tha se janë diskutuar “qështje sqaruese, teknike”, derisa dje, në ditën e dytë, nuk ka folur për media.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka njoftuar muajin e kaluar se ka paraqitur një aktakuzë për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër presidentit Thaçi, kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, dhe disa të tjerëve, emrat e të cilëve nuk janë bërë publik.
Thaçi ka thënë më herët se do të japë dorëheqje nga posti i presidentit, nëse aktakuza kundër tij konfirmohet.