Gjatë ditëve të karantinës së pandemisë, fotografja dhe poetja Rozafa Shpuza ka realizuar foto nga përditshmëria e atyre ditëve në qytetin e Shkodrës.

“Kjo pranverë nuk erdhi si pranverat e tjera, që ishim mësuar me lule, me hare dhe gjelbërim. Kjo erdhi me një tension dhe frikë të papame. Njerëzit u strukën nëpër shtëpitë e tyre dhe u bënë viktima të një armiku të padukshëm”, ka thënë Shpuza për emisionin ‘Wake Up’.

Me anë të këtij albumi fotografik bardh e zi, ajo ka dashur që të tregojë e të dokumentojë përditshmërinë e qytetit të saj Shkodrës, duke shkrepur nga ballkoni apo dritarja e shtëpisë momente të ndryshme, si dhe portrete njerëzish në rrugët e boshatisura të cila për të ishin trishtim, shkruan Gazeta Shqip.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *