Ray Cordeiro është pensionuar nga aktiviteti i lëshimit të muzikës në transmetimet e tija në radio.  

DJ-i 96 vjeçar mbajti emisionin e tij të fundit ‘All The Way With Ray’ gjatë mbrëmjes së shtune në transmetuesin publik të Hong Kongut.

Programi i tij ka qenë aktiv gjatë tërë viteve që prej vitit 1970. Në vitin 2000, ai u vlerësua me titullin DJ-i më jetëgjatë në botë nga Rekordet Guinness.

Gjatë karrierës së tij mbi 70 vjeçare, Cordeiro pati rastin të njihej me emra të mëdhenj të muzikës si Tony Bennett, Beatles dhe Cliff Richard.

Më poshtë, shikoni pjesë nga festimi i shtatë dekadave karrierë që Cordeiro shënoi vitin e kaluar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *