Rrjeti i organizatave Demokracia në Veprim ka reaguar pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për lehtësimin e masave anti-Covid.
Përmes një reagimi, DnV ka shprehur shqetësimin për lehtësimin e masave duke kujtuar tubimet e partive politike gjatë fushatës zgjedhore.
Tutje, në reagim thuhet se qytetarët jashtë vendit po diskriminohen duke iu kërkuar testi RT-PCR dhe kjo “mund të cënojë të drejtën kushtetuese të qytetarëve të Kosovës për të votuar”.
“Nga një anë ka lehtësim masash ndërsa në anën tjetër të njëjtat bëhen me strikte duke diskriminuar qytetarët e Kosovës që vijnë nga jashtë”, thuhet ndër të tjera në ragimin e Demokracisë në Veprim.