Numërimi i votave nga diaspora mund të marrë më shumë kohë në krahasim me ato të vitit 2019, ka paralajmëruar Arbnor Mjeku nga organizata Germin.

Ai ka bërë krahasimin e votave të diasporës në zgjedhjet e vitit 2019 me votat për zgjedhjet e vitit 2021.

“Herën e kaluar kanë qenë përafërsisht 20 mijë vota të numëruara nga diaspora, ndërsa tash kemi vetëm zarfe 43,447 që i bie shumë më shumë nëse gjendjen dy vota në një zarf”, ka thënë Mjeku në emisionin “Sot”KTV.

Kështu, ai mendon se do të duhet kohë më e gjatë në verifikimin dhe numërimin e votave të diasporës për zgjedhjet që u mbajtën të dielën.

“Duke u bazuar në 2019, ku ka qenë një javë përafërsisht zgjatja e verifikimit dhe numërimit të votave nga diaspora, do jetë më e gjatë, ndoshta 10 ditë”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *