Brenda nëntë muajve të parë të vitit 2021, Dogana e Kosovës ka arritur të mbledh 1 miliard euro të hyra.

Ky është një rekord për doganën që nga themelimi i saj.

“Vetëm gjatë vitit 2021 për periudhën kohore 1 janar- 30 shtator, Dogana ka arritur të tejkalojë projeksionin e rishikuar te të hyrave për 6.51%, ndërkaq krahasuar me të hyrat e vitit 2020 për të njëjtën periudhe kemi një rritje për 33.74% të të hyrave të inkasuara”, ka thënë drejtori Agron Llugalliu.

“Rritja e të hyrave në mënyrë direkte i atribuohet zhdoganimit të rregullt të mallrave të deklaruara sipas procedurave të përcaktuara nga Dogana”, ka thënë ai, transmeton Koha.net.

Në performancën e mirë të doganës kanë ndikuar edhe aktivitetet për parandalimin e kontrabandës, evazionit fiskal dhe korrupsionit.

Llugalliu ka bërë të ditur se gjatë këtij viti 13 persona të dyshimtë janë arrestuar, 2 prej tyre kanë qenë zyrtarë doganorë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *