Të premten filloi edicioni i 19-të i festivalit të filmit dokumentar DokuFest.

Ndryshe prej herave të mëparshme, ky edicion do të zhvillohet i tëri përmes platformës online, për shkak të masave kundër përhapjes së Covid-19.

Oragnizatorët e festivalit e kanë pranuar se kalimi në sferën virtuale të realizimit të festivalit është një “eksperiment i çuditshëm”,

“Sado që na ka tingëlluar krejt në fillim si një pengesë e madhe, në anën tjetër kemi vërejtur edhe disa përparësi. Kështu që në vend se si jemi mësuar me shumë njerëz që vijnë në Prizren, tash në fakt do të jemi të shtirë jo vetëm në Kosovë, jo vetëm në Prizren, por edhe në Shqipëri edhe një pjesë të Ballkanit, kështu që potencialisht i kemi me siguri 10 milionë njerëz që mund të qasen në filma, panele, debate, pjesës të muzikës virtuale dhe krejt asaj që e kemi përgatitur,” ka thënë për Radion Evropa e Lirë, Drejtori i DokuFest, Veton Nurkollari.

Festivali do të zgjas deri më 25 gusht dhe mund të ndiqet përmes faqes së tij zyrtare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *