Presidenti amerikan Donald Trump është testuar pozitiv nga koronavirusi bashkë me Zonjën e Parë Melania Trump.
“Do ta kalojmë së bashku,” ka shkruar Trump në rrjetin social Twitter duke njoftuar se është testuar pozitiv për Covid-19.
Trump është 74 vjeçar dhe kështu futet në grupin e personave me rrezik të lartë që mund t’i dëmtohet shëndeti nga virusi.
Mendohet se infektimi ka ndodhur pasi një nga këshilltaret e tij, 31 vjeçarja Hope Hicks kishte dal pozitiv me koronavirus. Ajo ishte pjesë e grupit të Trump që udhëtuan për debatin e parë televiziv në garën presidenciale që Trump e mbajti kundër demokratit Joe Biden në Ohio të martën.