Ish-eurodeputetja gjermane, Doris Pack, ka qenë konkrete në reagimin e saj ndaj zhvillimeve të fundit politike në Kosovë.

Duke iu drejtuar LDK-së, rreth mocionit të përgatitur për rrëzimin e Qeverisë, diplomatja gjermane ka kërkuar që parntneri i koalicionit në Kosovë të veproj ndryshe dhe të mos bie nën ndikimin e diplomatit Richard Grenell dhe presidentit amerikan Donald Trump.

“Unë pres që ata që janë në krye të LDK-së t’i rezistojnë kësaj loje egoiste nga Richard Grenell dhe Donald Trump. Ata nuk interesohen për pasojat e Evropës Juglindore dhe Bashkimit Evropian, ata janë të shqetësuar vetëm për zgjedhjet e rrezikuara të Trumpit. Unë pres që LDK-ja të kujdeset për Kosovën. Rugova do të vepronte ndryshe”, ka shkruar Pack në Twitter, transmeton Koha.net.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *