Dosja prej 125 faqe e Prokurorisë së Specializuar në Hagë i kushtohet asaj që prokurorët e kanë quajtur “përgjegjësia kriminale e të akuzuarve”.

Si ekskluzivitet, Top Channel ka sigurar qasje në dosjen ku akt-akuza ngrihet mbi atë që njihet si “Joint criminal enterprise”, sipërmarrje e përbashkët kriminale.

“Të akuzuarit janë një pjesë e lidershipit të UÇK dhe si pasojë pjesë e Shtabit të Përgjithshëm të dakortësuar në marrjen nën kontroll të Kosovës, ku përfshihet edhe shënjestrimi i atyre që perceptoheshin si bashkëpunëtorë apo kundërshtarë dhe ndalimi arbitrar, keqtrajtimi dhe vrasjet. Veprimtaria kriminale është Mars 1998 deri të paktën Qershor 1999”, thuhet në dosje.

Por për çfarë akuzohet konkretisht Hashim Thaçi? Kjo pyetje e merr përgjigjen në faqen 157 të dosjes ku prokurorët thonë se Hashim Thaçi ishte njeriu më i fuqishëm i UÇK-së dhe se ai kontribuoi në formulimin, pjesëmarrjen e brendshme ose mbikëqyri zhvillimet, duke promovuar planet e politikat për avancimin e qëllimit të përbashkët të kësaj sipërmarrje të përbashkët kriminale, transmeton Top Channel.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *