Dua Lipa i është përgjigjur spekulimeve që thonin se ajo do të këndoj në hapje të Kampionatit Botëror në futboll që fillon vikendin tjetër në Katar.

“Aktualisht ekzistojnë shumë spekulime se unë do të performoj në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar. Por unë nuk jam e as nuk kam qenë e përfshirë në negociata për një gjë të tillë”, ka shkruar Dua në rrjetet sociale.

Këngëtarja shqiptare ka kritikuar shtetin organizator të Kupës së Botës për mospërmbushjen e premtimeve për kujdein ndaj të drejtave të njeriut gjatë përgatitjeve për eventin futbollistik.

“Do e përkrahë Anglinë nga larg dhe do ta vizitoja Katarin pasi t’i përmbushë të drejtat e njeriut që i premtoi kur fitoi të drejtën për të organizuar eventin”, ka shkruar Dua.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *